Vllaznia ka një mesazh: FSHF, edhe finalja jonë me Besëlidhjen me tifozë

schedule20:42 - 1 Gusht, 2020

schedule 20:42 - 1 Gusht, 2020

FSHF i ka kërkuar autoriteteve shtetërore që të lejojnë tifozët në finalen e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës. Një kërkesë e vonuar, një ditë para ndeshjes, ndërkohë që klubi shkodran i Vllaznisë ka një mesazh për qeverinë e futbollit në vend.

“KF Vllaznia është njohur përmes mediave por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtetë finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një “finale”, dhe për më tepër një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja.

16 mijë vendet që ka stadiumin “Loro Boriçi” janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit. Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese!”, shkruan klubi shkodran. /abcnews.al