Vllaznia pritet të zyrtarizojë afrimin e Nemanja Bosancic, sikurse shkruan Supersport. 27-vjeçari serb ka lindur në Prishtinë dhe aktivizohet në qendër të mesfushës.
Bosancic largohet nga Struga Trim Lum, ku ka spikatur duke shënuar tetë gola e duke dhuruar nëntë asiste.
Bosancic ka luajtur më parë edhe në Serbi me skuadra si Indija, Borac Cacak, Kolubara, si dhe në Mali të Zi te Berane. / abcnews.al



