Vjosa Osmani: Çdo veprim diplomatik do ta koordinojmë me SHBA, atje është Jerusalemi ynë

schedule21:34 - 6 Mars, 2021

schedule 21:34 - 6 Mars, 2021

Presidentja në detyrën e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se qeveria Kurti do të koordinohet në çdo veprim me administratën Biden. Osmani tha se Jerusalemi i Kosovës është në SHBA.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen pasi Glauk Konjufca i lëvizjes Vetëvendosja tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE për integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thyejnë premtimet e tyre./mv.abcnews.al