Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Lezhë, prindërit i vënë emër shqiptar

schedule17:24 - 30 Shtator, 2021

schedule 17:24 - 30 Shtator, 2021

Në vendin tona ka ardhur në jetë fëmija i parë afgan. Mësohet se një nga gratë e strehuara në Shëngjin ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin e Lezhës. Mësohet gjithashtu se prindërit kanë vendosur që t’i vënë foshnjës emër shqiptar. Vogëlushi do të quhet Albi.

Kujtojmë se prej disa javësh në Shëngjin, akomoduar 411 afganë që janë larguar nga shteti i tyre për të shpëtuar nga regjimi i talebanëve. Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shkruan se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira. /abcnews.al/