Virusi i fruthit në Tiranë/ISHP: Vetëm 16 fëmijë të prekur

schedule15:22 - 17 Janar, 2018

schedule 15:22 - 17 Janar, 2018

Virusi i fruthit që po kalon vendi, nuk është në situatë epidemike. Konfirmimi vjen për ABC Neës nga Instituti i Shëndetit Publik. Për specialistët, situata mund të bëhet serioze për fëmijët e pavaksinuar, plot 1200 në Tiranë.

Nuk ka situatë epidemike, por të pavaksinuarit duhet të bëjnë kujdes. Bëhet fjalë për fruthin, virusin që po shqetëson opinionin publik me rastet e raportuara. Vetë ISHP thotë se duhet vëmendje pasi numri i fëmijëve të pavaksinuar për Tiranën shkon në 1200.

Ndërkohë që 69% e t ë prekurve nga ky virus janë bebe të vogla nën 1 vjeç, koha kur aplikohet vaksina e quajtur MMr, e cila përfshin edhe virusin e fruthit. Autoritete Shëndetësisë kanë izoluar të 16 fëmijët pasi rrezikojnë të infektojnë fëmijët e tjerë që janë të shtruar në Pediatri.

ISHP thekson se ka dyshime që fruthi të jetë importuar nga jashtë. Prej kohësh ky institucion ka informuar qytetarët se kjo sëmundje është në qarkullim, pasi Italia, Greqia dhe Kosova kan ë rezultuar të prekur nga fruthi.

ISHP këshillon prindërit të bëjnë kujdes dhe nëse fëmijët nuk e kanë të domosdoshme paraqitjen në urgjencën e pediatrisë, këto ditë të mund ta shmangin duke marrë mjekimin e duhur tek pediatrët e qendrave shendetësorë. Kjo për të evidentuar fluksin  në urgjencën e pediatrisë të QSUT, dhe rrezikun e përhapjes së këtij virusi./abcnews.al