Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vijon rritja e shifrave në Itali, 37,242 raste me Covid-19 dhe 699 viktima në 24 orët e fundit

schedule17:28 - 20 Nëntor, 2020

schedule 17:28 - 20 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 37,242 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet e Shëndetit në vend konfirmuan se numri i tamponëve të bërë ishte 238,077 për sot.

Për krahasim, një ditë më parë u konfirmuan 36,176 raste nga 250,186 teste të bëra. Po ashtu, në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 699 persona, krahasuar me 653 që u regjistruan të enjten.

Sa i përket gjendjes së spitale, 3,748 pacientë, ( 36 më shumë se dje) janë duke marrë kujdes shëndetësor në reanimacion. Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 9,221 raste të reja. s.b/abcnews.al/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!