VIDEO/ “Vritini tradhtarët, Vorio Epiri është tokë greke”: Nëna e Katsifas harron të birin dhe merret me politikë

schedule15:05 - 26 Tetor, 2019

schedule 15:05 - 26 Tetor, 2019

Ndërkohë që bëhet fjalë për një ceremoni përkujtimore, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas, i neutralizuar teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë nuk i ka kursyer fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

VIDEO/ I dyshuar për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri bën deklarata nga Bularati

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”- ka thënë ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!