VIDEO/ Vllaznia-Kukësi, miqësorja mbyllet në barazim mes tensionit

schedule19:52 - 26 Shtator, 2020

schedule 19:52 - 26 Shtator, 2020

Miqësorja mes Vllaznisë dhe Kukësit, i pati të gjitha. Ndeshja e luajtur në Tiranë, në kompleksin “Football Republic”, është mbyllur e barabartë 1-1, por tensioni dhe faullet e ashpra nuk kanë munguar.

Madje, dy futbollistë të Kukësit, Albin Gashi dhe Goldberd Cooper, u larguan të dëmtuar nga fusha e blertë. Kjo gjë acaroi dhe teknikun Skënder Gega, i cili u pa të futej në fushën e lojës gjatë kohës që lojtarët ishin të shtrirë në tokë.

Vllaznia kaloi e para në avantazh, me anë të Dilaver, ndërsa për Kukësin, barazoi mesfushori Vesel Limaj, me anë të një penalltie në minutën e 57-të. Ishte si një sfidë kampionati, teksa bojkoti i klubeve në Superiore ende vazhdon…/abcnews.al

Miqësore

Vllaznia – Kukësi 1-1
Dilaver 38’ / Limaj (p) 57’