VIDEO/ Trigolësh ndaj Manchester Cityt, Jamie Vardy i jashtëzakonshëm

schedule18:46 - 27 Shtator, 2020

schedule 18:46 - 27 Shtator, 2020

Jamie Vardy përmbys i vetëm Manchester Cityn. Ekipi i Pep Guardiolës gjeti golin me anë të Riyad Mahrez në minutën e katërt, por Leicester barazoi takimin në minutën e 37-të.

Penallti për miqtë dhe bomberi anglez nuk gabon nga pika e bardhë. 1-1 fraksioni i parë i ndeshjes, teksa 45 minutat e dyta kanë nisur me një eurogol të “Dhelprave”.

Asist i Castagne nga e djathta dhe finalizim me finte i Jamie Vardy. Gol fantastik i 33-vjeçarit në minutën e 54-t, teksa katër minuta më pas vjen edhe rrjeta e tretë.

Tjetër penallti për skuadrën e Brendan Rodgers dhe sulmuesi kryesor i ekipit tregohet sërish i saktë përballë brazilianit Ederson. /abcnews.al