VIDEO/ Tottenham në krye të Premier, Mourinho triumfon ndaj Guardiolës

schedule20:23 - 21 Nëntor, 2020

schedule 20:23 - 21 Nëntor, 2020

Tottenham fitoi 2-0 ndaj Manchester City dhe është ngjitur në krye të Premier League me 20 pikë, dy më shumë se Leicester City i vendit të dytë (luan nesër në Anfield kundër kampionëve të Liverpool). Son-Heung Min dhe Lo Celso shënuan golat e fitores për ekipin e Jose Mourinhos, i cili ia doli të triumfonte kundër Pep Guardiolës. Sfida u zhbllokua shumë shpejt.

Ndombele nisi Son-Heung Min në minutën e pestë dhe ky i fundit, pasi stopoi bukur topin, goditi menjëherë, duke dërguar atë mes këmbëve të brazilianit Ederson. “Cityzens” reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 27-të me anë të Laporte, por VAR-i anuloi golin për prekje të topit me dorë nga ana e Gabriel Jesus.

Golat dhe rastet e TOTTENHAM-MANCHESTER CITY

Minuta e 65-të solli edhe mbylljen e llogarive për këtë takim. Kundërsulm i shpejtë i Spurs, asist i kapitenit Harry Kane dhe finalizim i Giovani Lo Celso. Mesfushori argjentinas kishte vetëm 35 sekonda që ishte futur në fushë nga Mourinho.

Përballja e fortë e Premier League, nuk dhuroi më gola. Tottenham festoi në fund dhe është ngjitur në krye të kampionatit anglez. City vazhdon të hasë probleme dhe tani ndodhet 8 pikë larg vendit të parë. /abcnews.al