VIDEO/ Tjetër sukses i madh i Napolit në transfertë, Mertens thyen Romën

schedule22:39 - 21 Mars, 2021

schedule 22:39 - 21 Mars, 2021

Napoli triumfon në një tjetër transfertë të vështirë dhe siguron suksesin e tretë radhazi në Serie A. Pas triumfit në “San Siro” kundër Milanit, djemtë e Gennaro Gattusos mposhtin edhe Romën në “Olimpico” me rezultatin 0-2.

https://streamable.com/y6rah7

Sfida u vendos nga një dygolësh i Dries Mertens, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë. Napoli zgjidhi gjithçka në pjesën e parë, me sulmuesin belg që tundi rrjetën verdhekuqe dy herë brenda shtatë minutave.

https://streamable.com/d287jd

Në fillim realizoi falë një goditje dënimi të ekzekutuar me mjeshtëri dhe më vonë pas një asisti të marrë nga Matteo Politano, duke u ngjitur në kuotën e shtatë golave sezonalë në kampionatin italian.

 

Renditja e Serie A

Marash Kumbulla u fut në fushë për Romën vetëm në minutën e 83-të, ndërsa Elseid Hysaj e zhvilloi të plotë ndeshjen në krahun tjetër. Fitorja e sotme e ka ngjitur Napolin në vend të pestë, tre pikë mbi Romën dhe dy më pak se Atalanta. /abcnews.al