VËZHGIM/ Tirana në shtetrrethim: Qytetarët model dhe neglizhentët

schedule16:58 - 14 Mars, 2020

schedule 16:58 - 14 Mars, 2020

Përhapja e koronavirusit në Shqipëri ka shtuar ndërgjegjësimin tek qytetarët.

Në rrugët e Tiranës vëren njerëz që lëvizin në distancë nga njëri-tjetri, janë të pajisur me masa mbrojtëse dhe qëndrojnë në radhë gjatë blerjeve.

Por, përtej kësaj nuk mungojnë edhe qytetarë në moshë, të cilët grumbullohen në lulishte edhe pse janë të ndërgjegjshëm për rrezikun.

Në ditën e dytë të karantinës në Tiranë vëren se qytetarët janë ndërgjegjësuar për rrezikun që mbart COVID-19.

Vërehet se në furrat e bukës apo dyqane fruta-perimesh,njerëzit qëndrojnë në distancë për të blerë bukë.

Gjithashtu në lulishte ka qytetarë që bëjnë vrap duke ruajtur largësinë nga njëri-tjetrit dhe të pajisur me masa mbrojtëse.

Por përetj kësaj në sheshet pranë pallateve nuk mungojnë edhe grumbullime qytetarësh. Të moshuarit janë më të rrezikuar nga ky virus dhe ata janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt, por shprehen se e kanë të vështirë të qëndrojnë brenda në shtëpi.

“Është vërtetë shumë problem sepse është pandemi botërore. Jemi mbledhur vetëm pak kohë. Por nuk rrimë dot në shtëpi”, tregon njëri prej tyre.

“Dezinfektanti më i mirë është alkooli”, shprehet një tjetër.

Edhe pse gjatë të premtes policia këshilloi nga afër kryesisht moshën e tretë që duhet të ruanin distancë nga njëri –tjetri, një fenomen i tillë vijon prezent. /abcnews.al