Video/ Tifozët sulmojnë Foden dhe familjen e tij pas humbjes me Tottenham

schedule13:56 - 20 Shkurt, 2022

schedule 13:56 - 20 Shkurt, 2022

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Angli, mbrëmjen e djeshme, ku një nga lojtarët e Manchester City është dhunuar.

Humbja me Tottehnam 3-2 nuk është përballuar lehtë nga tifozët, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj Foden.

Situata ka përshkallëzuar dhe tifozët kanë goditur edhe nënë dhe të dashurën e lojtarit. Për të shmangur konfliktin, Foden është larguar drejt një dhome private, me agresorët që kanë goditur nënën e tij.

Në video duket qartë se e ëma e Foden goditet me grusht pa mëshirë, me sigurinë, miqtë dhe vetë Foden që janë përfshirë në sherr në ambientet e klubit të natës.

/f.a/abcnews.al