VIDEO/ Shtangen “Tre Luanët”, Enis Bardhi çon topin në rrjetën e Pickford

schedule21:27 - 20 Nëntor, 2023

schedule 21:27 - 20 Nëntor, 2023

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. “Tre Luanët” e Anglisë janë ndëshkuar në “National Arena Toshe Proeski”, duke e parë veten në avantazh, përballë Maqedonisë së Veriut.

Një 11-metërsh, fillimish i pritur nga Jordan Pickford kapet sërish nga “fantazisti” origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili në goditjen e tij të dytë, kësaj radhe me portën e boshatisur nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: