Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shpresat nuk shuhen në Venezuelë, 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat

schedule10:47 - 28 Qershor, 2026

schedule 10:47 - 28 Qershor, 2026

Pavarësisht se orët vazhdojnë të kalojnë, përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Venezuelë ende po japin disa histori suksesi.

Një video e postuar nga presidentja në detyrë Delcy Rodriguez tregoi një ekip shpëtimi duke transportuar atë, që ajo tha se ishte një djalë 11-vjeçar i gjallë nga rrënojat mbi një barelë mbrëmë.

Shpëtimi u krye në qytetin bregdetar të Caraballeda në shtetin e La Guaira, në veri të kryeqytetit Caracas.



Jorge Rodríguez, president i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, tha dje se “çdo person i shpëtuar është një mrekulli”.

Në një postim të veçantë video, Delcy Rodriguez iu drejtua medias në një kompleks sportiv në La Guaira që ishte shndërruar në një qendër shpërndarjeje ndihmash.

“Le të vazhdojmë të punojmë. Le të punojmë shumë që gjithçka të funksionojë sa më shumë që të jetë e mundur në këto kohë të tmerrshme”, tha presidentja në detyrë.

“Qytetarët duhet ta dinë se nuk janë vetëm – nuk ka asnjë person të vetëm apo familje që mund të ndihet i vetmuar. Janë populli ynë, shteti ynë, sistemi i mbrojtjes sociale dhe solidariteti ndërkombëtar”, shtoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!