VIDEO/ “Shpërthen” në Beograd, protestuesit mësyjnë parlamentin e Serbisë

schedule23:48 - 7 Korrik, 2020

schedule 23:48 - 7 Korrik, 2020

Protesta të dhunshme po mbahen këtë mbrëmje në Serbi.

Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mështetësve të opozitës sulmoi godiën e parlamentit njofton mediat serbe në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.

Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1,  Radomir Lazoviç./abcnews.al