Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emërime të reja në 7 qytete, Klevis Qose drejtor te AMP

schedule11:51 - 23 Prill, 2026

schedule 11:51 - 23 Prill, 2026

Lëvizje të reja janë ndërmarrë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke përfshirë emërime dhe komandime në disa prej drejtorive vendore dhe komisariateve kryesore në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, Erion Ahmeti është komanduar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Andi Banushi është emëruar në Policinë e Elbasanit.

Në qytetin e Përmetit, Krenar Guçe merr detyrën e shefit të rendit, ndërkohë që në kryeqytet. Ndryshime ka edhe në Fier, ku Gerald Toska është caktuar shef i Komisariatit. Në Vlorë dhe Berat janë emëruar zëvendësdrejtorë për hetimin e krimit, përkatësisht Dritan Muça dhe Dritan Malaj.



Në nivel qendror, Islor Islami është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar. Ndërkohë, Erdit Rreçeku është emëruar shef i Komisariatit në Peqin.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku Klevis Qose merr detyrën e drejtorit, duke zëvendësuar Eduart Merkaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!