Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një mikrofon, shumë të vërteta – Gent Hazizi sjell ‘pushtimin’ e stand-up në Shqipëri”

schedule11:50 - 23 Prill, 2026

schedule 11:50 - 23 Prill, 2026

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, aktori Gent Hazizi dhe skenaristi Koloreto Cukali vijnë me një projekt që synon të ndryshojë mënyrën si qesh publiku shqiptar: Festivali i Stand Up Tirana. Një iniciativë që nuk është thjesht humor, por një përpjekje për ta kthyer stand-up comedy në një zhanër të mirëfilltë dhe të institucionalizuar në vend.

Pas më shumë se një dekade në skenë, që nga shfaqja “Plako t’majt e jotja” në Teatrin Kombëtar, Hazizi është shndërruar në një nga pionierët e këtij formati në Shqipëri. Sot ai rikthehet më i guximshëm me projekte si “Pusht…im”, “Sikur të isha grua”, “Krazy Brother” apo “Çfarë do të bëhem kur të rritem”, duke sjellë një humor që nuk ndalet vetëm te e qeshura, por shkon drejt analizës së përditshmërisë.

Me mbi 500 faqe shfaqje në Shqipëri dhe jashtë saj, nga Italia në Gjermani, rrugëtimi i tij është dëshmi e një zhanri që po rritet dhe po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë. Sipas tij, stand-up-i nuk është i lehtë: çdo batutë është e menduar, çdo reagim i publikut është një test i drejtpërdrejtë.



“Është një bisedë me publikun,” – thekson ai, duke nënvizuar rëndësinë e sinqeritetit në skenë. Sepse në momentin që mungon autenticiteti, humbet edhe lidhja me njerëzit.

Festivali synon pikërisht këtë: të krijojë një raport më të afërt me publikun, i cili sipas Hazizit po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj humorit live. Ndërkohë, bashkëpunimi me skenaristin Koloreto Cukali sjell një dimension më të thellë në ndërtimin e teksteve dhe strukturës së shfaqjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!