Një i dërguar i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump i ka kërkuar FIFA-s të zëvendësojë Iranin me Italinë në Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti.
I dërguari special i SHBA-së, Paolo Zampolli, ia sugjeroi shkëmbimin presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe Trump, si udhëheqës i vendit që bashkëorganizon turneun, shkruan Financial Times.
Ai argumentoi se katër titujt e Italisë në Kupën e Botës e justifikojnë dhënien e vendit, sipas njerëzve të njohur me çështjen.
Plani ishte një përpjekje për të riparuar marrëdhëniet midis Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pasi të dy u përçanë mes sulmeve të presidentit amerikan kundër Papa Leo XIV për luftën e Iranit, thanë burimet.
Por Irani lëshoi një deklaratë të mërkurën duke thënë se është i përgatitur për turneun dhe planifikon të marrë pjesë.
Lëvizja për të zëvendësuar Iranin me Italinë vjen pasi Azzurrët dështuan të kualifikoheshin për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./abcnews.al


