Fier- Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht paraditen e kësaj të premteje në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Dyshohet banesa u përfsh nga flakët pasi shpërthu bombola e gazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera që ndodhen pranë.
Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesën dhe për të përballuar flakët, pronarja e shtëpisë ka pësuar djegie të rënda.
Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore pritet të dërgohet në Tiranë për trajtim të specializuar.
Si pasojë e zjarrit, familja prej katër anëtarësh ka mbetur pa strehë, pasi banesa është dëmtuar rëndë dhe është bërë e pabanueshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

