Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sabalenka “shndrit” US Open/ Numri 1 i Botës për femra tërheq vëmendje me diamantë

schedule12:46 - 4 Shtator, 2026

schedule 12:46 - 4 Shtator, 2026

Dëshiron që ky qytet të jetë në zemrën e saj. Ky qenka motivi që Arina Sabalenka doli në fushë për të luajtur ndeshjet e Grand Slemit, US Open, me një gjerdan kaq luksoz dhe po aq jotradicional, saqë jo vetëm ra në sy, por edhe u përfol.

Numri 1 I botës në tenisin për femra, njëkohësisht favoritja për të fituar në Flashing Midous, I ka fituar dy ndeshjet e para, të dyja nga 2-0, ndaj kolumbianes Osorio dhe ruses Iatçenko, duke humbur vetëm 8 gejme në 32.

Sfida e radhës do të jetë mbrëmjen e sotme ndaj ruses Kamila Rahimova, që mbron flamurin e Kazakistanit, dhe sërish vajza nga Minsku pritet ta mbajë në gjatë gjermanin e saj madhështor.

Flitet për bizhu me vlerë 400 000 USD, të përbëra nga safari, tanzanite dhe një gur I çmuar në ngjyrë shege, që në shqip e quajnë granat.

Ajo u pyet se përse e ka këtë bizhuteri, dhe u përgjigj se ideja ishte e gjitha njujorkeze, dhe se shumëllojshmëria e saj e gurëve dhe ngjyrave e shpreh më së miri kozmopolitizmin dhe multikulturalizmin e qytetit më të shquar të botës.

Jo më pak e rëndësishme është që Sabalenka është ambasadorja e parë e margaritarëve të prodhuara nga kompania “Mëtiriël Gud” (Material Good) nga Nju Jorku.

Si gjysmë me shaka, bjellorusja shtoi se “bizhuteria është një nga kënaqësitë e saj më të mëdha mëkatare”. Të shohim sesa shumë do ta duan tifozët njujorkezë mbrëtëreshën e US Openit pas këtij rrëfimi. Të mos harrojmë se Sabalenka është mbrojtëse e titullit në këtë turne, fituar në 2024 e 2025./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!