Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Kalivaç, evakuohen banorët/ Flakët përfshijnë banesa, ndërhyrje me 2 helikopterë dhe 50 forca ushtarake

schedule18:29 - 3 Shtator, 2026

schedule 18:29 - 3 Shtator, 2026

Kjo është situata në Kalivaç të Lezhës, ku zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka mbërritur në zonën e banuar.

Flakët kanë përfshirë disa banesa, ndërsa banorët janë evakuuar për shkak të rrezikut. Në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë vijuar përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Një prej banorëve tregon për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Situata është rënduar nga era e fortë dhe thatësira, që kanë favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime.

Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe terrenit, ndërhyrja është kryer edhe nga ajri. Në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, 50 forca ushtarake dhe tre automjete zjarrfikëse, krahas strukturave vendore.

Kalivaçi është aktualisht vatra më problematike në vend, por sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjithë vendin janë raportuar 27 vatra zjarri. Prej tyre, 17 janë shuar plotësisht, dy janë nën mbikëqyrje dhe 8 mbeten aktive.

Në operacione janë angazhuar 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 170 forca ushtarake dhe tre automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në katër operacione.

Përveç Lezhës, vëmendja është përqendruar edhe në qarqet Dibër, Tiranë dhe Shkodër.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, ndërsa kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!