VIDEO | Sherr dhe penallti e humbur, Tottenham merr një pikë me fat

schedule15:16 - 18 Janar, 2020

schedule 15:16 - 18 Janar, 2020

Tottenham nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në fushën e Watford. Ekipi i Mourinhos mund ta humbiste ndeshjen, nëse Deeney do të tregohej i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 70-të.

Goditja e kapiteni u prit nga portieri Gazzaniga, i cili i dha një pikë Spurs. Tensioni nuk mungoi në këtë përballje, teksa në minutën e 58-të pati një përleshje mes lojtarëve të dy ekipeve.

Në fund nuk pati fitues dhe gjithçka u mbyll në barazim. Kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore në kampionat për ekipin e Mourinhos, që renditet në vend të shtatë me 31 pikë, tetë pikë larg zonës Champions. Pikë e mirë për vendasit, që renditën dy pikë sipër zonës së ftohtë. /abcnews.al

Watford – Tottenham 0-0