VIDEO / Rëndohet bilanci tragjik i aksidentit në Fushë Krujë, humb jetën edhe i plagosuri

21:30 | 18/03/202021:300

Ndërkohë që vendi është në shtet-rrethim për shkak të Koronavirusit, një aksident me përmasa tragjike në njerëz është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Në kryqëzimin e Borizanës në Fushë Krujë një automjet është përplasur me një kamion ku si pasojë e përplasjes 3 persona kanë humbur jetën dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 personat e pajetë.

Ndërkohë që edhe personi i 4-t i cili mbeti i plagosur rëndë duket nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra për pasojë ka humbur jetën.

Burime për ABC News kanë raportuar se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe e makinës me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga ABC News,  makina tip Audi AA 848 ZZ është përplasur me një kamion me targa të Kosovës.

Gazetari i ABC News Ahmet Zani raportoi për abcnews.al se viktimat janë banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë  3 shtetas  që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono