VIDEO/ Real monstruoz, dy gola për 6 minuta Granadës

schedule22:22 - 13 Korrik, 2020

schedule 22:22 - 13 Korrik, 2020

Granada e ka të pamundur ta ndalojë realin e Madridit, që po shkon drejt titullit kampion. Kryesuesit e kampionatit e kanë zgjidhur ndeshjen shumë shpejt, duke realizuar dy gola për 6 minuta.

Mendy, që në minutë ne dhjetë e zhbllokoi ndeshjen pas një shpërthimi në krahun e majtë. Një silurë goditja e mbrojtësit, i cili e dërgoi topin drejt e në rrjetë.

Real Madrid nuk u ndal me kaq dhe u hodh në sulm për t shënuar sërish. Nuk vonoi goli i dytë dhe këtë ishte sulmuesi Karim Benzema, i cili me një goditje brenda zonës e shtangu portierin vendas. /abcnews.al