VIDEO/ Rashford kalon United në avantazh, zhbllokohet Ajax-Roma

schedule21:39 - 8 Prill, 2021

schedule 21:39 - 8 Prill, 2021

Vijnë golat e parë në duelet e Europa League. Manchester United ka kaluar në avantazh në Spanjë kundër Granadës. Markus Rashford finalizoi një kundërsulm të shpejtë pas gjysmë ore lojë.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të sulmojnë dhe duan të mbyllin llogaritë e kualifikimin që në takimin e parë. Zhbllokohet edhe përballja që po luhet në Amsterdam, Ajax-Roma.

Minuta e 39-të, asist i kapitenit Tadic dhe finalizim i Davy Klaassen. Mesfushori holandez nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, duke kaluar “Harkëtarët” në avantazh. /abcnews.al