TIRANË- Policia e Tiranës ka publikuar pamje nga arrestimi i të riu Klajdi Buza, i cili qëlloi me armë drejt efektivëve, pas një aksioni të ndërmarrë për kapjen dhe arrestimin e tij.
Sakaq, 34-vjeçari rezulton person me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Ai ka qëlluar në drejtim të efektivëve nga brenda subjektit të tij, ndërsa në pamje shquhen shenjat e plumbit në pjesën e xhamit.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka patur efektivë apo persona të tjerë të lënduar. Autoritetet kanë sekuestruar dhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak./abcnews.al