VIDEO/”Profesori” largohet nga “La Casa de Papel”, aktori emocionon me lamtumirën prekëse

schedule07:59 - 7 Maj, 2021

schedule 07:59 - 7 Maj, 2021

Një lajm i trishtë vjen për adhuruesit e serialit ‘La Casa de Papel’. Aktori Alvaro Morte i njohur me rolin e Profesorit i ka dhënë lamtumirën serialit që ka thyer rekorde.

Me një video në lëvizje nga sheshxhirmi i sezonit të pestë të serialit, Alvaro ka zbuluar se sapo është larguar pas përfundimit të xhirimeve për finalizimin e historisë që u kthye në sukses të ekranizuar.

“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të pakuptimta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, ka shkruar Profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte)