Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Aktori që u diagnostikua me Alzheimer, tani po përgatitet të ngjitet i vetëm në skenë

schedule10:15 - 31 Gusht, 2026

schedule 10:15 - 31 Gusht, 2026

Për katër ditë me radhë, Peter Marinker shkoi në prova që në fakt nuk po zhvilloheshin. Demenca kishte bërë që ai të ngatërronte datat.

Por tani, 85-vjeçari po përgatitet të bëjë diçka që do të ishte sfiduese për çdo aktor, edhe për dikë me një kujtesë të përsosur: të interpretojë i vetëm në skenën e një teatri në Londër një nga veprat më të njohura të Samuel Beckett.

Marinker njihet më së shumti për punën e tij me zërin, nga dramat radiofonike dhe videolojërat, deri te filmat me buxhet të madh, si Labyrinth dhe Paddington in Peru.

Në ekran, ai ka interpretuar rolin e këshilltarit të presidentit amerikan në filmin Love Actually, si dhe një prej pasagjerëve në dramën United 93.

Në vitin 2023, Marinker po luante rolin e Gandalfit në një version skenik të Lord of the Rings, kur nisi të ndiente se po “shkëputej”. Për këtë arsye, një aktor zëvendësues u detyrua të merrte përsipër rolin për pjesën e mbetur të shfaqjeve.

Pas kësaj, ai iu nënshtrua skanimeve MRI dhe kontrolleve të tjera mjekësore. Dy vite më parë, ai u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit.

“Thjesht duhej ta pranoja”, thotë ai. “Kjo shpjegonte pse vazhdoja të humbisja gjërat. Dhe fillova të qeshja me veten, me të gjitha ato gjëra pa kuptim që bëj vazhdimisht.”

Sipas Taiyaba Zeria, e cila drejton shërbimet e mbështetjes për personat me demencë pranë Alzheimer’s Society në Londër, stigma ndaj kësaj sëmundjeje “është ende shumë e përhapur”.

“Ajo që po bën Peter tregon qartë se një diagnozë nuk është fundi. Një person që jeton me demencë mund të vazhdojë të bëjë shumë gjëra që i pëlqejnë dhe për të cilat ka pasion”, shprehet ajo.

Ndërkohë, Marinker e përshkruan këtë projekt si “këngën e tij të fundit të mjellmës”, duke iu referuar një shfaqjeje që mund të jetë ndër të fundit në karrierën e tij.

“Jam në fazat e hershme të sëmundjes, ndaj duhet ta shfrytëzoj sa më mirë këtë periudhë dhe të përgatitem sa më mirë që të mundem për fazën e mesme”, thotë ai me një të qeshur ironike.

“Me siguri mund t’ia dal ta përfundoj këtë shfaqje… ose mund edhe të rrëzohem!”

Peter Marinker do të interpretojë në shfaqjen Krapp’s Last Tape, në Cockpit Theatre në Londër, nga 2 deri më 5 shtator

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!