VIDEO/ Polemika në Apolonia-Laçi, shkak një gol i anuluar

schedule14:38 - 16 Janar, 2021

schedule 14:38 - 16 Janar, 2021

Luhet për javën e 14-të të Kategorisë Superiore dhe Apolonia arrin të kryesojë deri më tani ndaj Laçit. Pjesa e parë mbyll me avantazhin minimal të fierakëve, teksa goli i Gjatës në minutën 21-të vendos deri më tani takimin.

Pas golit të pësuar Laçi reagoi fort dhe sulmoi vazhdimisht. Në minutën e dytë të shtesës kurbinasit gjetën edhe golin e barazimit, por arbitri anësore e konsideroi të parregullt për pozicion jashtë lojë.

Xhixha brenda zonës pasoi për Harmon, i cili nuk gaboi dhe tundi rrjetën. Gjyqtari e konsideroi të parregullt golin e sulmuesit, por vendimi i tij është i dyshimtë dhe ngjalli protesta të Laçit, si dhe pritet të ngjallë polemika edhe pas ndeshjes. /abcnews.al