VIDEO/ “Po na kalojnë fëmijët në stres!”: Ekipi i ABC News hyn në banesë, takon babain dhe motrën e burrit të parë

schedule12:19 - 11 Tetor, 2019

schedule 12:19 - 11 Tetor, 2019

Krahas raportimit nga brenda shtëpisë, Ekipi i “Abc News” u takua sot me babain dhe motren e burrit të parë të 30-vjecares, Marsida Qatja, ku ndodhi tragjedia e djeshme në Kavajë.

Brenda shtëpisë, e cila ishte e hapur gjendeshin ende ushqimet e konsumuara një natë më parë nga Marsida dhe tre burrat e tjerë që ndodheshin aty, ndërkohë që çdo gjë është rrëmuujë.

Ndiqni pamjet nga operatori i ABC News, Kastriot Toshkollari:

 

Marsida ka 3 fëmijë, dy me bashkeshortin e parë dhe një me bashkëshortin e dytë, i cili ndodhet në burg në Gjermani.

Duke komunikuar me gazetaren e ABC News Anila Sefa, gjyshi i dy fëmijëve nga martesa e parë theksoi se për fëmijet kujdeseshin ata, i dërgonin dhe i merrnin nga shkolla.

EKSKLUZIVE/ Flet Marsida Qatja: Çfarë folën Bledari dhe Dritani para breshërisë

Natën e krimit në shtëpi ndodhej vetëm femija i vogël, kurse dy fëmijët e rritur ishin në shtepinë e gjyshit të tyre, ku jetojnë prej shumë vitesh.

Familjaret e bashkeshortit te pare te Marsides paten nje bisede te tensionuar me gazetaren Anila Sefa, per shkak se femijet jane shqetesuar pas ngjarjes. /abcnews.al/