Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau vëllanë për tokën/ Dëshmia e 76-vjeçarit: Kemi patur konflikte të vazhdueshme, e qëllova disa herë me thikë

schedule10:37 - 25 Qershor, 2026

schedule 10:37 - 25 Qershor, 2026

KAVAJË- Një konflikt i hershëm për çështje pronësie mes dy vëllezërve dyshohet se ka çuar në ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Muharrem Rrashka ka deklaruar se mes tij dhe vëllait kishte një konflikt të vjetër që kishte të bënte me një rrugë që ai pretendonte se kalonte te toka e tij.

“Me Eqeremin kemi një konflikt të vjetër. Për një rrugë që është pjesë e pronës time. Ai e shfrytëzonte për të kaluar me zetor dhe më dëmtonte tokën. Disa herë ishim përplasur. I kisha thënë mos kalo më se është prona ime.



Ai mbrëmë prapë kaloi aty me zetor se do shkonte te toka e vet për të ngarkuar dengjet e barit. I thashë mos kalo. Ai më shpërfilli. I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi. Unë isha përpara zetorit dhe u largova në atë moment.

Aty nisëm të debatonim ashpër. Në konflikt e sipër e godita disa herë me thikë. Më vjen shumë keq që kjo përfundoi kështu. Unë nuk kisha për qëllim ta përdorja thikën, po gjatë përleshjes, në gjaknxehtësi e sipër, e godita. Jam penduar shumë”, ka deklaruar ndër të tjera 76-vjeçari.

Ndërkohë, policia e Kavajës ka marrë masa për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit tashmë me familjarët e tjerë, ndaj edhe ka vendosur një patrullë policie në shërbim pikërisht në fshatin Agonas të Kavajës.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!