VIDEO/ Partizani e pëson sërish, Drita dhe Laçi të kualifikuara për momentin

schedule21:11 - 29 Korrik, 2021

schedule 21:11 - 29 Korrik, 2021

Partizani pëson edhe golin e dytë ndaj Basel, Drita vijon të kryesojë 1-2 në Holandë kundër Feyenoord, teksa deshje të bukur po luan edhe Laçi në Rumani përballë Univ Craiova, sfidë që nuk është zhbllokuar akoma.

“Demat” e Ilir Dajës humbën 3-0 takimin e parë të raundit të dytë të Conference League kundër Basel. Zviceranët gjetur golin e avantazhit në minutën e 38-të në sfidën e kthimit, që po luhet në “Elbasan Arena”.

Valentin Stocker mposhti Alban Hoxhën, i cili nuk priti mirë goditjen e mëparshme, teksa skuadra helvete ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e 49-të, falë brazilianit Arthur. /abcnews.al