VIDEO/ Man City dhuron show në Champions

schedule20:58 - 19 Tetor, 2021

schedule 20:58 - 19 Tetor, 2021

Manchester City ka fituar 1-5 ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e  Grupit A.

Joao Cancelo e ka hapur serinë e golave në minutën e 30-të, ndërsa dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Riyad Mahrez shënoi për 2:0 nga penalltia.

Kyle Walker në minutë ne 53-të shënoi golin e tretë, kruse Cole Palmer shënoi për 4:0 në minutën e 67-të.

Golin e nderit për skuadrën belge e shënoi Hans Vanaken në minutën e 81-të.

Mahrez e shënoi edhe golin e pestë për skuadrën angleze për ta vulosur fitoren e thellë 1-5. /abcnews.al/