VIDEO | Kyrian Nwabueze është “makineri”, edhe në shtëpi stërvitje intensive

schedule22:16 - 8 Prill, 2020

schedule 22:16 - 8 Prill, 2020

Sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze, është golashënuesi më i mirë në Superiore, me plot 17 gola të shënuar. Bomberi nigerian, edhe pse në karantinë, vazhdon të kryejë stërvitje intensive në shtëpi.

Sot, Nwabueze ka publikuar një video duke u stërvitur në shtëpi, ku shihet se nuk e ka ndërmend aspak të ndalet. Edhe pse futbolli është në pauzë, futbollisti i Laçit stërvitet intensivisht dhe kërkon të jetë me doemos në formën e duhur nëse rinis kampionati.

Bomberi i kurbinasve ka dhënë edhe një mesazh në këtë video të publikuar, duke shkruar: “Progres, jo perfeksion”. Gjatë gjithë seancës stërvitore, Nwabueze ishte i shoqëruar nga qeni i tij. /abcnews.al