VIDEO/ Karate dhe karton i kuq, Vllaznia-Laçi u mbyll me tension të madh

schedule18:51 - 14 Prill, 2021

schedule 18:51 - 14 Prill, 2021

Vllaznia shkoi në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi Laçin me një gol të Ardit Hoxhajt, ndërkohë që pas vërshëllimës së fundit pati edhe një sherr të vogël që u shua shpejt.

Fillimisht ishte mesfushori Shehi, i ndëshkuar me karton të verdhë, i cili shikohet duke debatuar me një nga futbollistët e skuadrës shkodrane.

 

Nigeriani Erhun Obanor, pasi pa grumbullimin e lojtarëve shkoi me vrull dhe me shkelm goditi një prej kundërshtarëve.

Herald Marku ishte lojtari, i cili shfaqet nga kamerat duke vendosur duart në mes. Arbitri Juxhin Xhaja e ka ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin e kurbinasve. /abcnees.al