VIDEO/ Goli ndaj Cityt e ngre në piedestal, askush si Pulisic në Premier League

schedule12:36 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:36 - 26 Qershor, 2020

Chelsea mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Manchester Cityt mbrëmë dhe fitorja e Bluve të Londrës, i dha dhe matematikisht titullin kampion Liverpoolit. Golat për Chelsean, u shënuan nga Pulisic dhe Willian me penallti.

Goli i Pulisic, ishte i shtati në Premier League për talentin amerikan, i cili tashmë është në piedestal. Asnjë futbollist në kampionatin anglez, më i ri se 21 vjeç, nuk ka shënuar një kuotë të tillë golash.

Pulisic u transferua te Chelsea verën e shkuar nga skuadra e Borussia Dortmund dhe shumë pak besuan se është pasuesi ideal i Hazard. Por talenti amerikan, po rritet dita-ditës dhe e ardhmja e tij, duket e ndritur./abcnews.al