VIDEO/ Fitore me përmbysje e Liverpool, PSG-Atletico bëjnë detyrat e shtëpisë

schedule22:57 - 24 Tetor, 2020

schedule 22:57 - 24 Tetor, 2020

Liverpool ui fal golave të Roberto Firminho dhe Diego Jota për të fituar 2-1 me përmbysje në “Anfield” kundër Sheffield United. Miqtë gjetën të parët golin në minutën e 12-të. Penallti e akorduar nga VAR-i dhe topi në rrjetë pas goditjes së saktë të mesfushorit Sander Berge.

“The Reds” rikthyen baraspeshën katër minuta përpara fundit të pjesës së parë me anë të Firminhos, i cili nuk e pati të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Goli i fitores erdhi në mesin e pjesës së dytë me anë të Diego Jota.

Golat dhe rastet e LIVERPOOL-SHEFFIELD UNITED

Portugezi realizoi me kokë pas krosit të Sadio Mane, një gol që rezultoi deciziv në fund të takimit. PSG reagoi pas humbjes shtëpiake me Manchester United në Champions League, duke fituar 4-0 kundër Dijon të Bersant Celinës (u fut në fushë në minutën e 70-të).

Dygolësh i Moise Kean në pjesën e parë, me italianin që gjen golat e parë me kampionët e Francës, dhe dygolësh i Kylian Mbappe në fraksionin e dytë të takimit. Detyrën në shtëpi e kryen edhe Atletico Madrid.

Golat dhe rastet e ATLETICO MADRID-BETIS

Skuadra e Diego Simeones mposhti 2-0 Betis, me dy golat e Marcos Llorente dhe Luis Suarez në pjesën e dytë. Miqtë e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të Martin Montoya në minutën e 74-t. /abcnews.al

Premier League, java e gjashtë
Liverpool-Sheffield United 2-1
(Firminho 41′, Jota 64′ / Berge (pen) 13′)

Ligue 1, java e tetë
PSG-Dijon 4-0
(Moise Kean 3′, 23′, Mbappe 82′, 88′)

La Liga, java e shtatë
Atletico Madrid-Betis 2-0
(Llorente 46′, Luis Suarez 90+1′)