Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova ‘djeg’ paratë e BE/ Rafuna: Zgjedhjet e parakohshme dëmtojnë reformat. Mund të humbim 200 milionë euro…

schedule20:43 - 22 Maj, 2026

schedule 20:43 - 22 Maj, 2026

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna deklaroi se shkuarja në zgjedhje do të lërë shumë reforma pa u realizuar, duke theksuar se përgjegjësia për vonesat në proceset integruese bie mbi institucionet e Kosovës dhe jo mbi Brukselin.

Ai tha se marrëveshja me BE-në për Planin e Rritjes është arritur, por shumë ligje ende presin të miratohen, ndërsa paralajmëroi se Kosova rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro nëse reformat nuk përmbushen deri në fund të vitit. Rafuna shtoi se Plani i Rritjes paraqet një mundësi të rëndësishme për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe integrimin në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian me mbi 500 milionë konsumatorë.

“Shkuarja në zgjedhje do të lërë shumë reforma pa u realizuar. Ne nuk mund ta fajësojmë Brukselin, por faji është te Kosova dhe institucionet tona; marrëveshja me BE për Planin e Rritjes u arrit, por ka shumë ligje që duhet të kalojnë. Nëse nuk arrijmë deri në fund të vitit që t’i realizojmë reformat dhe kërkesat nga plani, do t’i humbim të ardhurat; llogariten rreth 200 milionë euro që nuk do të arrijmë t’i marrim në kohë.



Në Planin e Rritjes thuhet që mjetet nuk do të rrinë pezull derisa shteti t’i marrë reformat. Mjetet do t’u shpërndahen shteteve rreth nesh që kanë arritur reformat. Plani i Rritjes ka në vetvete ndihmë në dyfishimin e rritjes ekonomike, integrimin në tregun e përbashkët të BE-së, që përbëhet nga 500 milionë konsumatorë. Është një mundësi e artë që nuk duhet ta humbë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!