Për të tretën herë në finale këtë dekadë.
Vitet 2020 janë vërtet nën shenjën e Paris SG, pa harruar kurrë Realin e Madridit, dhe kampionia në fuqi e Europës e siguroi një tjetër ndeshje për titull në Champions.
Bajern këtë herë u eliminua dhe në Budapest në 30 maj do të kërkojë ta mbrojë trofeun e fituar vjet, këtë herë përballë Arsenalit.
Në “Alianc Arenë” të Mynihut nuk u përsërit spektakli I javës së kaluar I “Parkut të Princave”.
PSG e trajnerit ekspert Luis Enrike shënoi shpejt me anë të Usman Dembelesë, u mbrojt shumë fort dhe rrezikoi të fitonte thellë me kundërsulmet vrasëse.
Më I miri në fushë Kviça Kvarackelia, ndërsa ka shumë kuptim fakti që bashkë me të, notën më të lartë e mori Manuel Nojer.
Pati polemika të forta për të paktën dy vendime të gjyqtarit në pjesën e parë, që u dukën në dëm të bavarezëve, por vendime të tilla janë të pakthyeshme.
U kërkua karton I kuq kundër PSG-së dhe penallti për Bajernin.
Kampionët e Gjermanisë shënuan vetëm fare në fund falë Harri Kejnit, por nuk ishin si në Paris.
“Heroike, – është konkluzioni I të përditshmes “Lë Parizië”, – 30 majin e ardhshëm parizienët do të luajnë ndaj Arsenalit finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve! I rezistuan Bajernit për të mbrojtur titullin!”
“Kënaqësi e plotë, – është titulli nga “L’Ekip”, – Një PSG madhështor! Pasi shënoi shpejt I rezistoi ofensivës së Bajernit! Kampionët përballë Arsenalit!”
Ja edhe “Lë Figaro”, gjithashtu nga Franca: Liga e Kampionëve, PSG heroik eliminon Bajernin dhe kalon në finale! Të bashkuar dhe të admirueshëm!”
E përditshmja “Bild” nga Berlini: Pas frustrimit ndaj PSG-së vjen pyetja: Çfarë I duhet me të vërtetë Bajernit për të fituar tripletën?!
Revista “Kiker” komenton: Fillim I rrufeshëm e PSG-së dhe polemika mbi gjyqtarin! Vetëm një yll I Bajernit ishte në nivelin e Championsit!”
Parizienët u bënë skuadra franceze me më shumë finale në Champions, tre, duke lënë pas Stad Reimsin e Marsejën me nga dy.
Tashmë, finalja e Championsit në 30 maj në Budapest do të jetë mes Paris Sen Zhermenit dhe Arsenalit.



