Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fondet e BE dhe integrimi/ Eridana Çano: Shqipëria e para në Ballkan për përthithjen e fondeve, pritet paketë e re ndihme ekonomike

schedule20:37 - 22 Maj, 2026

schedule 20:37 - 22 Maj, 2026

TIRANË– Drejtoresha e Përgjithshme e SASPAC, Eridana Çano, deklaroi se Shqipëria renditet e para ndër vendet e Ballkanit për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian, me 212.8 milionë euro të përfituara deri më tani.

Në një intervistë në emisionin Sheshi i Dollarit”, Çano u shpreh se vendet e tjera të rajonit janë dukshëm më poshtë sa i përket përthithjes së fondeve, ndërsa Shqipëria synon të përfitojë maksimalisht nga mbështetja buxhetore prej pothuajse 1 miliard eurosh.

Sipas saj, pas raportimit që pritet të bëhet në qershor, Komisioni Evropian do të vlerësojë vendet që kanë treguar seriozitet në realizimin e reformave dhe qëndrueshmëri në zbatimin e tyre, për të krijuar një paketë të re mbështetëse.



Çano theksoi se Shqipëria mund të përfitojë disa milionë euro shtesë nga fondet që nuk janë përdorur nga vende të tjera të rajonit, si Serbia, Kosova dhe Bosnja.

Drejtoresha e SASPAC shtoi se instrumenti i financimit është “shumë konkret dhe shumë strikt”, ndërsa garantoi se institucionet shqiptare janë të angazhuara për realizimin e plotë të objektivave të vendosura.

“Shqipëria qëndron e para në vendet e Ballkanit, me 212.8 mln euro të përfituara. Vendet e tjera janë goxha më poshtë sa i përket përthithjes. Ne shikojmë veten tonë, ne shohim që të përfitojmë nga kjo mbështetje e fortë buxhetore, pothuajse 1 miliard euro.

Ajo që pritet, në fakt, pas raportimit që do të ketë në qershor, është që me këto fonde, të cilat nuk kanë mundur të përfitohen nga Serbia, Kosova, Bosnja/ Komisioni do të bëjë një vlerësim për të gjitha ato vende që kanë treguar seriozitet në realizimin e reformave dhe kanë qenë të qëndrueshme, për të formuar një paketë tjetër, e cila do të jetë shtesë nga kjo që kemi.

Ne do të kemi një paketë tjetër ndihme ekonomike për Shqipërinë. Do të kemi mundësi për të marrë disa milionë shtesë. Me sa unë jam në dijeni, ato fonde digjen, nuk disbursohen për vendet që nuk arrijnë t’i përfitojnë.

Në informacionin që ne kemi, i cili nuk është zyrtar, ne jemi informuar që Shqipëria do të ketë mundësinë për të marrë një fond të ri rritjeje, në bazë të asaj që do të konkludohet.

Nuk di të të them sa do të jetë dhe si do të jetë, por di të të them se instrumenti si i tillë është shumë konkret, është shumë strikt. Ne jemi duke punuar që çdo gjë që kemi në agjendë, Shqipëria ta realizojë në normën 100%. Ne jemi të angazhuar që ky 100%, në fund të procesit, të jetë realitet”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!