Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fondet e BE dhe integrimi/ Drejtoresha e përgjithshme e SASPAC: Angazhim maksimal, kemi plotësuar reforma në një sërë drejtimesh

schedule20:20 - 22 Maj, 2026

schedule 20:20 - 22 Maj, 2026

Drejtoresha e përgjithshme e SASPAC Eridana Çano, në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News foli për fondet e Bashkimit Europan duke u ndalur edhe te procesi i integrimit, duke thënë se janë plotësuar reforma në një sërë drejtimesh.

Çano u shpreh se aktualisht janë në proces pesë projekte të rëndësishme që pritet të nisin zbatimin pas miratimit final, ndërsa në listë ndodhen edhe rreth 20 projekte të tjera në fusha si energjia dhe digjitalizimi.

Sipas saj, institucionet shqiptare kanë zhvilluar një punë intensive për të përmbushur standardet europiane, ndërsa pesë shtyllat kryesore të reformave përfshijnë përmirësimin e klimës së biznesit, energjinë, digjitalizimin, kapitalin njerëzor dhe forcimin e shtetit të së drejtës.



Gjithashtu Çano theksoi se Ministria e Financave ka rritur mbikëqyrjen për zbatimin e projekteve, ndërsa përmendi edhe progresin në digjitalizimin e shërbimeve të Kadastrës, duke e cilësuar atë si një hap drejt rritjes së transparencës.

“Përveç 5 projekteve aktuale. Ka edhe projekte të reja, ne kemi një listë me rreth 20 projekte. 5 tanimë pas miratimit do të nisin të zbatohen, Kemi projekte të tjera në energji, në digjitalizim. Është bërë një punë titanike nga institucionet shqiptare për të realizuar një numër të madh reformash. Janë 31 reforma në total që ndahen. Shqipëria ka realizuar raundin e parë një raund kompleks. Pesë shtyllat kryesore janë përmirësimi i sektori të biznesit, energjia, digjitalizimi, kapitali njerëzor dhe shteti i së drejtës. Pra institucionet tona, po forcohen institucionalisht. Është edhe një mbikëqyrje shumë e madhe që tashmë e kryen Ministria e Financave për zbatimin e këtyre projekteve.  Kemi një Kadastër që po vjen gjithmonë e më tepër me shërbime të digjitalizuar, siguron një transparencë të lartë. Sa i përket arsimit, kemi kurrikula të përmirësuara të gjitha të sjella me standarde europiane, kemi mësues për t’i dhënë këto kurrikula. Sa i përket tregut të energjisë jemi duke realizuar një plan të mirë rregullator, kemi një përmirësim të rregullave sa i përket etiketimit”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!