VIDEO/ “Ej, po e teproni tani”, Pep Guardiola mbron Agueron

schedule11:58 - 18 Tetor, 2020

schedule 11:58 - 18 Tetor, 2020

Sergio Aguero u bë protagonist ditën e djeshme në përballjen që Manchester City fitoi kundër Arsenal. Argjentinasi nuk e tërhoqi vëmendjen me ndonjë gol.

Pas një faulli afër këndit, sulmuesi i vuri dorën në qafë asistetes Sian Massey-Ellis dhe ai veprim është kritikuar nga shumë persona në Britaninë e Madhe. Gjithsesi trajner i City, Pep Guardiola e ka mbrojtur lojtarin e tij.

“Çfarë thoni djem, po e teproni tani! Sergio është njeriu më i këndshëm që kam takuar në jetën time. Shikoni për probleme diku tjetër, jo tek ai episod”, është shprehur Guardiola, i ngacmuar mbi veprimin e bërë nga sulmuesi argjentinas. / abcnews.al