VIDEO/ Dy “magji” identike te Real Madrid, Benzema u frymëzua nga Guti

schedule08:52 - 29 Qershor, 2020

schedule 08:52 - 29 Qershor, 2020

Real Madrid shënoi vetëm një gol mbrëmjen e kaluar kundër Espanyol, por që mjaftoi për t’i dhuruar tre pikë të rëndësishme skuadrës së Zidane. Goli erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë dhe e realizoi Casemiro.

Meritën më të madhe e pati Karim Benzema, i cili “shpiku” një asist të mrekullueshëm. Francezi bëri gjithçka bukur dhe mesfushori shkatërrues nuk e pati të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. Një pasim që të kujton atë të Gutit disa vite më parë.

Ish-fantazisti i “Los Blancos”, në një ndeshje që Reali luante në fushën e Deportivo La Coruna, i mahniste të gjithë me asistin e dhuruar për Benzema, i cili shënoi. Ky i fundit e përsëriti një veprim të tillë mbrëmjen e djeshme dhe Real Madrid vazhdon të marshojë drejt titullit. /abcnews.al