VIDEO/ City e nis “zjarr”, Riyad Mahrez mahnit Guardiolën me një super gol

schedule17:38 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:38 - 27 Shtator, 2020

Manchester City-Leicester City ka nisur me një gol të mrekullueshëm. Autori është Riyad Mahrez, i cili kaloi vendasit në avantazh dhe ndëshkoi ish-ekipin e tij.

Minuta e katërt, goditje këndi për djemtë e Pep Guardiolës, kros në zonë dhe topi shkon në këmbët e algjerianit, i cili lëshon një “predhë” që ndalet në trekëndëshin e Kasper Schmeichel.

Eurogol i 29-vjeçarit dhe avantazh i shpejtë për Manchester Cityn, që kryeson përballë “Dhelprave” të Brendan Rodgers. /abcnews.al