VIDEO/ Bayern luan “tenis”, Dortmund dhe Leipzig me fitore minimale

schedule17:41 - 23 Shtator, 2023

schedule 17:41 - 23 Shtator, 2023

Bayern Munich ka shkatërruar Bochum me shifrat 7-0.

Pjesa e parë u mbyull me rezultatin 4-0, ku Choupo Moting, Kane, De Ligt dhe Sane ishin autorët e golave në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, por vetëm gola për bavarezët. Kane shënoi edhe dy të tjerë, ndërsa festë pati edhe për Tel.

Bayern kështu merr vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Stuttgart me 12 pikë.

Dortmund ka marrë një fitore minimale ndaj Wolfsburg me rezultatin përfundimtar 1-0. Autori i golit të vetëm ishte veteran Reus në minutën e 68’.

Gjithashtu edhe Leipzig mori një fitore me shifrat 0-1 në transfertë përballë Monchengladbach. Werner ishte autori i golit në minutën e 75’./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Bayern Munich-Bochum

Shikoni golin e Dortmund-Wolfsburg

Shikoni golin e Monchengladbach-Leipzig