Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Botërorët” e Bayern Munich/ Në finalet e 11 turneve të fundit ka luajtur gjithmonë një “bavarez”

schedule14:26 - 22 Qershor, 2026

schedule 14:26 - 22 Qershor, 2026

Nëse doni të bëni një parashikim për skuadrat që do të luajnë finalen e “Botërorit 2026” duhet të zgjidhni me çdo kusht ekipet që kanë në përbërje të paktën një lojtar nga Bayern Munich.

E thotë këtë historia e këtij turneu. Ka ndodhur thuajse gjithmonë, por në11 edicionet e fundit radhazi të Kupës së Botës, nga viti 1982 deri në 2022 në finale ka luajtur gjithmonë një ose më shumë futbollistë nga skuadra bavareze.

Në vitin 1982 ishin tre, Braitner, Rummenige dhe Dremmler, por atëherë Gjermania Perëndimore u mund në finale nga Italia. Tre lojtarë të Bayern edhe në “Botërorin 1986”, por veteran Hoenes, Eder dhe i riu Matthaus nuk ia dolën kundër Argjentinës.



E treta e vërteta. Numri tre ishte magjik në finalen e Kupës së Botës të vitit 1990, ku tresha bavareze Aughenthaler, Kohler dhe Reuter ndihmuan Gjermaninë të merrte revanshin ndaj Maradonës dhe shokët e tij për të fituar trofeun.

Nuk ishte i lumtur për Gjermaninë, Botërori i parë amerikan në 1994. Gjithsesi, një përfaqësues i Bayern ishte në finale. Bëhet fjalë për Jorginho, që triumfoi me Brazilin përballë Italisë.

Në finalen e Kupës së Botës 1998, një tjetër triumfues, këtë herë me Francën ishte Bixente Lizarazu, një prej protagonistëve të brezit të artë të “Gjelave”.

Katër vite më pas në finalet e Kupës së Botës 2002, Gjermania u kthye në finale me tre lojtarë të Bayern, Oliver Kahn, Linke dhe Jeremis, por u mund nga Brazili i “Fenomenit Ronaldo”.

Në vitin 2006, në Botërorin që organizoi në shtëpi, Gjermania zhgënjeu, por në finale skuadra bavareze u përfaqësua nga francezi Ëilly Sagnol.

Në “Kupën e Botës 2010” ishte radha e holandezëve, Arjen Roben dhe Mark Van Bommel, por edhe ata nuk ia dolën, me trofeun që u fitua nga Spanja.

Gjermania u kthye të fitonte një Kupë Bote në vitin 2014. Në fakt ishte Bayern që triumfoi me shtatë lojtarë në finalen kundër Argjentinës, nga portieri Neuer, të kapiteni Lahm, më pas Boateng, Shvajnshtajger, Kroos, Muller dhe shënuesi i golit të vetëm dhe të fitores, Mario Goetze.

Në dy Botërorët e fundit, Gjermania nuk arriti në finale, por Bayern gjithmonë ishte i përfaqësuar. Në finalen e vitit 2018, Tolisso fitoi trofeun me Francën kundër Kroacisë, ndërsa në finalen e 2022 Upamecano dhe Coman humbën po me Francën përballë Argjentinës së Mesit.

Në këtë Kupë Bote që po luhet, Bayern ka rekordin e skuadrës që përfaqësohet me më shumë futbollistë. Plot 18 të tillë luajnë me 10 ekipe finalistë përfshirë edhe dy favoritë si Harry Kane me Anglinë dhe Michael Olise me Francën. Ndërkohë, gjashtë lojtarë janë pjesë e kombëtares së Gjermanisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!