Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Lufta” për një vend në Champions/ Spanja dhe Gjermania luftojnë për skuadrën e pestë

schedule11:52 - 7 Maj, 2026

schedule 11:52 - 7 Maj, 2026

Janë dy shtete të mëdha që synojnë të njëjtën gjë.

Eliminimi I Bajernit nga Championsi, I dha shpresë Spanjës që t’ia marrë Gjermanisë një vend plus në Ligën e Kampionëve dhe të prezantohet sezonin që vjen me pesë skuadra.

Siç janë llogaritë, La Liga mbetet ende paksa përpara Bundesligës me 21.781 pikë ndaj 21.357.



Gjithçka do të vendoset nga gjysmëfinalet e sotme në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës, dhe nga finalet e mundshme kur të vijë dita për t’u luajtur.

Në garë janë Rajo Vajekano për spanjollët dhe Frajburgu për gjermanët.

Skuadra e Bundesligës do të merrte më shumë pikë sepse luan në Ligën e Europës, që është më e rëndësishme sesa e Konferencës dhe duhet të përmbysë humbjen 1-2 të pësuar në gjysmëfinalen e parë në Portugali ndaj Bragës.

Vajekano ndërkaq duhet të mbrojë në Francë fitoren 1-0 arritur në sfidën e kaluar kundër Strasburgut.

Kombinimet janë nga më të ndryshmet, pra në varësi se kush kualifikohet në finale dhe kush e fiton trofeun.

Në Spanjë kanë një përfundim: E mbajmë vendin e pestë në Champions nëse Rajo bën po atë që bën Frajburgu, pra kualifikohet ose eliminohet, fiton apo barazon si dhe e merr apo jo finalen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!