VIDEO/ Baseli tjetër nivel, likuidon Partizanin me “tris” në betejën e parë

schedule22:10 - 22 Korrik, 2021

schedule 22:10 - 22 Korrik, 2021

Pritej dhe ashtu ndodhi, Partizani nuk ia ka dalë t’i bëjë ballë Baselit dhe doli i mundur pastër me shifrat 3-0 nga “St. Jacob Park”, pas një ndeshje të dominuar nga Xhaka me shokë.

43 minuta e mbajti të pastër skuadra e Ilir Dajës portën, para se Stocker të tundte rrjetën në, pas një rrëmuje në zonë, të cilën Baseli e shfrytëzoi në maksimum. Më pas në minutën e 54-t Baseli do të gjente edhe golin e dytë me një “perlë” të Arthur Cabral, i cili shënoi shumë bukur me roveshatë dhe fiksoi shifrat në 2-0.

Pas golit të pësuar Partizani rrezikoi në dy raste me Lucas Cardoso, por pa rezultat. Më pas Zhegrova nisi “të vallëzojë” me topin dhe i shkoi pranë golit për zviceranët.

Gjithsesi rrjetën do e gjende një emër i njohur i kësaj ndeshje, Valentin Stocker, i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin për Basel. Kështu mbyllet me shifrat 3-0 kjo ndeshje, me Partizanin, që vetëm një mrekulli e çon në raundin e tretë të Conference League.

Me të njëjtin rezultat, 0-3, është mundur edhe një tjetër ekip shqiptar, Shkupi. Maqedonasit iu nënshtruan portugezëve, që treguan diferencat e mëdha mes dy skuadrave dhe ligave përkatëse. /abcnews.al