VIDEO/ Aksident në Fier, përplasen dy automjete

schedule16:18 - 8 Mars, 2025

schedule 16:18 - 8 Mars, 2025

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Dy automjete, një tip “ Benz” dhe tjetri “ Volswagen” janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!